Prej disa kohësh dihet se Cristiano Ronaldo po kërkon një mënyrë për t’u larguar nga Manchester United, të paktën në formë huazimi për këtë sezon.
Siç raporton gazetari i njohur francez, Sadi Auna, Sporting i Lisbonës vazhdon të jetë i interesuar për blerjen e 38-vjeçarit.
Pavarësisht se marrëveshja specifike nuk është e lehtë për luzitanianët, drejtori i tyre teknik dhe ish-shoku i skuadrës së Ronaldos në kombëtaren portugeze, Hugo Viana, ka marrë përsipër detyrën e vështirë për të kompletuar transfertën, transmeton Abc.News.al.
Kujtojmë se Ronaldo e nisi karrierën e tij profesionale nga Sportingu, para se të shitej te Man United në verën e vitit 2003 për 19 milionë euro.