MTV Video Music Awards 2022 do të mbahet së shpejti, transmeton InLajmi.
Për shfaqjen e çmimeve të dielën, më 28 gusht, 3 emra të mëdhenj janë konfirmuar si prezantues të natës së madhe: Nicki Minaj, LL Cool J dhe Jack Harlow.
Përveçse do të jetë një nga pjesëmarrëset e ceremonisë, Nicki do të marrë vëmendjen më shumë se një mënyrë pasi reperja e “Anaconda” jo vetëm që do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për herë të parë që nga viti 2018, por ajo do të marrë edhe çmimin “Jackson Video Vanguard”, shkruan E.News.
Ceremonia do të mbahet në New Jersey në Newark të dielën, më 28 gusht. /InLajmi/