Ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli, ka cilësuar se pas takimeve të sotme, humbës kanë dalë qytetarët e Kosovës.
Topalli ka thënë se jemi humbës, pasi në qendër është interesi i qytetarëve të Kosovës si dhe atyre të Serbisë.
Tutje ai ka theksuar rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare, shkruan Gazeta 10.
“Këtu ka humbës. Humbës janë qytetarët e Republikës së Kosovës, si ata në pjesën veriore si të gjithë të tjerët në përgjithësi. Janë humbës sepse është në interes të qytetarëve të Kosovës, e atyre të Serbisë që të ketë një marrëveshje, të gjejmë një zgjidhje përfundimtare, që t’i qasemi temave që lirinë e bëjnë të prekshme. Liria nuk ka kuptim nëse s’ka zhvillim ekonomik, s’ka përparim – në këtë kuptim jemi humbës të kësaj situate”.