Njohësi i politikës, Rron Gjinovci ka komentuar takimi e realizuar në Bruksel Kurti-Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak duke theksuar se ndihet mjaft rehat, përcjell InLajmi.
Gjinovci ka shprehur se kur përfaqësues të tjerë nga Kosova kanë shkuar në Bruksel për negociata me Serbinë ai është ndjerë i shqetësuar por tani me Albin Kurtin në krye të këtyre negociatave reflekton pozitivitet.
Rroni po ashtu ka thënë se e është i sigurt që Qeveria e Kosovës do të negocioj në më të mirën e mundshme për vendin.
Postimi i plotë i tij:
Nuk e di për juve, por përpara kur shkojshin ata në Bruksel në negociata me aeroplan të Bacit, dej sa u kthejshin e kisha nifar tute. Tash as lajmet s’më vjen m’i kqyrë se kom shumë siguri që ma e mira e mundshme negociohet nga Qeveria e Kosovës./InLajmi/