Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo me të cilën ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa është shprehur se dialogu është e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhjen në raport me Kosovën, transmeton InLajmi.
Vuçiq i është ankuar ambasadores kineze për ‘padëgjueshmërinë’ e udhëheqjes së Kosovës, ndërsa ka theksuar se Kosova nuk dëshiron formimin e Asociacionit tash e 9 vite ndërsa kërkon angazhimin e BE-së në këtë çështje.
“Për 9 vjet nuk u ka shkuar në mendje të formojnë Unionin e Komunave Serbe. Presim që BE-ja dhe partnerët perëndimorë të ndikojnë në Prishtinë që të përmbushë seriozisht dhe me përgjegjësi obligimet e saj, siç ka bërë Serbia”, tha presidenti Vuçiq.
Vuçiq, gjatë takimit ka thënë se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut si e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe se kërkon që Prishtina të përmbushë atë që është marrë vesh, njofton Zyra për Media e Presidences së Serbisë.
Ai ka përsëritur edhe para ambasadores kineze, se Serbia nuk do ta njoh asnjëherë pavarësinë e Kosovës, shkruan Tanjug.
Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se takimin me ambasadoren kineze Chen Boka, është zhvilluar me qëllim të informimit të me situatën në Kosovë para takimit në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e Bashkimi Europian./InLajmi/