Regjisori gjerman Wolfgang Petersen ka vdekur në moshën 81 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e tij e cila ka njoftuar se Petersen ka vdekur të premten në Los Angeles si pasojë e kancerit në pankreas, shkruan BBC.
Ai ka bashkëpunuar me yje si Clint Eastwood, Harrison Ford dhe Brad Pitt, gjatë një karriere që përfshin 5 dekada, transmeton Klan Kosova.
Petersen po ashtu është i njohur për realizimin e filmave të suksesshëm si Das Boot, Air Force One dhe Outbreak.