Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Kurti është përcaktuar për Asociacionin, përcjell InLajmi.
Sipas Molliqajt, nuk mund të ketë paqe mes popujve edhe të zbatohet Asociacioni.
Kreu i PSD-së theksoi se korniza e këtij dialogu nuk e ka destinacion mirëqenien e qytetarëve, por çdo marrëveshje sipas tij që krijon baza etnike në Kosova është absolutisht e papranueshme dhe duhet të kundërshtohet.
Postimi i plotë i tij:
Edhe paqe mes popujve edhe ASK nuk ka. Siç duket Kryeministri Kurti është përcaktuar për Asociacion.
Organizimi shoqëror e institucional në baza etnike dëmton të ardhmen e qytetarëve pavarësisht etnisë.
Korniza e këtij dialogu nuk ka destinacion mirëqenien e qytetarëve. Çdo marrëveshje që krijon realitet të ri në baza etnike në Kosovë është absolutisht i papranueshëm dhe do të kundërshtohet. /InLajmi/