Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar më shumë rreth takimit në Bruksel.
Teksa ka vlerësuar se takimi ka shkuar mirë, ka treguar se takimi ishte përgatitor për takimin e nesërm.
“Janë 2 tema të rëndësishme. E para është elementet e kornizës së përgjithshme për marrëveshje që duhet të jetë marrëveshje për normalizim të plotë në mes të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, me njohje reciproke, dhe tjetra është çështjet aktuale, ku natyrisht pritet të trajtohen të gjitha marrëdhëniet bilateral me të gjitha vështirësitë që janë shfaqur kohëve të fundit”, ka deklaruar kryeministri Kurti për Kanal 10.
Ndryshe, nesër pritet të mbahet takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.