• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 9 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

IKSHPK: Kujdes nga pickimi i mushkonjave!

J G nga J G
17 August 2022
në KRYESORE
0 0
0
IKSHPK: Kujdes nga pickimi i mushkonjave!
0
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave, përcjell InLajmi.

Ky institut nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se pickimi u mushkonjave ose virusi NIL mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike tek njerëzit.

Por sipas IKSHPK-së virusi i VNP mund të shkaktoj sëmundje neurologjike dhe vdekje tek njerëzit.

Më tej thuhet se Laboratorët e Institutit Kombëtar janë të gatshme të diagnostikojnë çdo rast të dyshimtë në VNP.

Gjithashtu bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se në vendin tonë nuk ka virus të Nilit perëndimor.

Njoftimi i plotë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës:

NË KOSOVË NUK KA VIRUS TË NILIT PERËNDIMOR!

Qytetar të nderuar!

Kujdes nga pickimi i mushkajave!

Virusi i Nilit perëndimor, i cili tashmë është shfaqur në Ballkan, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes.

Në Kosovë nuk ka akoma raste të raportuara, por duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe mundësinë e përhapjes se virusit të Nilit Perëndimor, jemi duke vëzhguar situatën epidemiologjike në vendin tonë por edhe të shteteve fqinje.

  • Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit
  • Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.
  • Virusi i Nilit perëndimor transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave
  • Virusi mund të shkaktoj sëmundje të rëndë dhe ngordhje tek kuajt.
  • Vaksinat për përdorim tek kuajt janë në dispozicion për përdorim por jo ende në dispozicion për tek njerëzit.
  • Zogjtë janë bartës natyral të virusit të Nilit perëndimor.

VNP mund të shkaktoj sëmundje neurologjike dhe vdekje tek njerëzit.

VNP zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore por raportohen raste edhe ne Balkan dhe Mediteran. VNP është ruajtur në natyrë nëpërmjet ciklit i cili përfshinë transmetimin në mes zogjve dhe mushkonjave. Njerëzit, kuajt dhe gjitarët tjerë mund të infektohen.

Që nga paraqitja në vitin 1999 në SHBA, virusi është përhapur edhe në Kanada deri në Venezuelë.

Përhapja

Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara.

Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë.

Virusi përfundimisht futet në gjëndrat pështymore të mushkonjave. Gjatë konsumimit të mëvonshëm të gjakut (kur mushkonjat thumbojnë), virusi mund të injektohet në njerëz dhe kafshë, prej ku shumëzohet dhe mund të shkaktoj sëmundje.

Virusi mund të bartet gjithashtu edhe nëpërmjet kontaktit me kafshët tjera të infektuara, nga gjaku apo indet tjera.

Një përqindje shumë e vogël e infeksioneve në njerëz është paraqitur nëpërmjet transplantimit të organeve, transfuzionit të gjakut dhe me qumështin e gjirit. Është i regjistruar vetëm një rast i bartjes së virusit NP prej nënë tek fëmija me rrugë transplacentare.

Deri më sot nuk ka të dokumentuar asnjë rast të bartjes nga njeriu në njëri të VNP nëpërmjet kontaktit të zakonshëm si dhe nuk janë raportuar raste të bartjes së virusit të punëtorët shëndetësor kur janë vendosur masat standarde paraprake të kontrollit të infeksionit.

Janë raportuar raste të transmetimit te punëtorët në laboratorë.

Shenjat dhe simptomat

Infektimi me VNP mund të jetë jo-simptomatik (pa simptoma) në rreth 80% të njerëzve të infektuar, ose mund të qoj në ethet e Nilit Perëndimor ose në sëmundje të rënda të Nilit Perëndimor.

Ethet e Nilit Perëndimor zhvillohen të rreth 20% e njerëzve të infektuar me VNP. Simptomat përfshijnë temperaturë dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike.

Simptomat e sëmundjeve të rënda (të quajtura edhe sëmundje neuro-invasive, si encefaliti i Nilit Perëndimor ose Poliomieliti i Nilit Perëndimor) përfshijnë: dhembje koke, temperaturë, shtrëngim në qafë, shtangie, dezorientim, komë, dridhje, konvulsione, dobësim të muskujve,dhe paralizë. Është llogaritur se rreth 1 në 150 persona të infektuar me VNP do të zhvillohet një formë më e rëndë e sëmundjes. Sëmundja serioze mund të shfaqet tek njerëzit e secilës moshë, mirëpo njerëzit mbi moshën 50 vjeçare dhe personat me imunitet te zbehur (p.sh. pacientët me transplantime) janë në rrezik të madh që të sëmurën rëndë pas infektimit me VNP.

Periudha e inkubacionit prej 3 deri në 14 ditë.

Diagnoza

VNP mund të diagnostikohet nga një numër i testeve të ndryshme.

  • IGG antitrupa (ose rritje e konsiderueshme në titrin e antitrupave) në dy mostra të njëpasnjëshme të mbledhura në interval prej një jave – ELISA
  • Tërheqja e IGM antitrupave me ELISA
  • Testet e neutralizimit
  • Detektimi viral përmes RT-PCR
  • Izolimi i virusit kulturave qelizore.

IGM mund të detektohet edhe në lëngun trunoshpinor dhe mostrat e marra nga pacienti i infektuar apo nga pacienti me shenja klinike. Antitrupat IGM MUND TË QËNDROJNË MË SHUME SE NJË VIT.

Vektorët dhe kafshët bartëse

VN virusi në natyrë qëndron në rrethin transmetues Mushkonja –zogj-mushkonja. Lloji Culex i mushkonjave konsiderohet si bartës kryesor i vektorëve të sëmundjes VNP, veçanërisht lloji Cx. Pipiens. VNP mbahet në bashkësitë e mushkonjave me transmision vertikal (të rriturit tek vezët).

Zogjtë janë rezervuar bartës të VNP. Në Evropë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, mortaliteti në zogj lidhur me VNP është i rrallë. Anëtaret e familjes së korbave (corvidae) janë veçanërisht të prekshëm, por virusi është gjetur edhe në rreth 250 lloje të ndryshme të zogjve të ngordhur. Zogjtë mund të infektohen përmes shumë rrugëve, përveç pickimit të mushkonjave, dhe lloje të ndryshme mund të kenë potenciale të ndryshme për mbajtjen e ciklit të transmisionit.

Kuajt, ashtu si njerëzit, janë strehues të fundit, dmth. së pari pasi infektohen, nuk e përhapin sëmundjen. Infeksionet simptomatike tek kuajt janë po ashtu të rralla dhe të lehta, por mund të shkaktojnë sëmundje neurologjike, përfshirë edhe encefalomielitin fatal.

Parandalimi

Pasi shpërthimet e epidemive të VNP ndodhin para rasteve në njerëz, ndërtimi i një mbikëqyrje shëndetësore aktive të shëndetit të kafshëve për gjetjen e rasteve të reja është esenciale në sigurimin e lajmërimit të hershëm për autoritetet veterinare dhe shërbimet shëndetësore humane.

Zvogëlimi i rrezikut të infeksionit në njerëz

Në mungesë të vaksinës, mënyra e vetme për të zvogëluar infeksionin në njerëz është përmes vetëdijesimit dhe edukimit të popullatës rreth masave që mund të ndërmarrin për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit ndaj virusit.

Porositë edukative duhet të fokusohen si vijon:

  • Zvogëlimin e rrezikut ndaj bartjes përmes mushkonjave.
  • Angazhimet për parandalimin e transmisionit duhet së pari të fokusohen në mbrojtjen personale dhe të bashkësisë ndaj pickimit të mushkonjave me përdorimin e rrjetave, repelentëve, rrobave të lehta me mëngë të gjata, dhe shmangien e aktiviteteve të jashtme në kohën e pickimit.
  • Zvogëlimin e rrezikut të transmisionit prej kafshëve në njerëz. Dorëzat dhe mjetet tjera duhet të përdoren gjatë trajtimit të kafshëve të sëmura apo indeve të tyre, si dhe gjatë therjes.
  • Zvogëlimin e rrezikut të transmisionit përmes transfuzionit të gjakut dhe transplantimit të organeve. Kufizimet dhe testet laboratorike gjate dhurimit të organeve dhe gjakut duhet të konsiderohen gjatë shpërthimit të epidemisë në zonat e prekura pas shqyrtimit të situatës epidemiologjike lokale/regjionale.

Kontrolli i vektorëve

Parandalimi efektiv i infeksioneve në njerëz varet në zhvillimin e një mbikëqyrje gjithëpërfshirëse dhe të integruar të mushkonjave dhe programeve të kontrollit në zonat ku shfaqet virusi.

Parandalimi i infeksioneve në shërbimet shëndetësore

Punëtorët shëndetësorë që kujdesen për pacientët e dyshuar apo të konfirmuar me infeksion VNP, ose që punojnë me mostrat prej tyre, duhet të zbatojnë masat standarde parandaluese për kontrollin e infeksioneve.

Mostrat e marra prej njerëzve ose kafshëve të dyshuara me infeksion VNP duhet të manipulohen nga stafi i trajnuar dhe në laboratorë të pajisur komplet.

Laboratoret e Institutit Kombëtar janë të gatshme të diagnostikojnë çdo rast të dyshimtë klinikisht në VNP. /InLajmi/

Tags: IKSHPK-jaPickimi i mushkonjaveVirusi i Nilit
Postimi i mëparshëm

Fofana pajtohet që t’i bashkohet skuadrës së Chelseas

Postimi tjetër

Nëse nuk ka dialog me Qeverinë, SBASHK paralajmëron grevë nga 24 gushti

Të ngjajshme Postime

Osmani uron Papa Leon: “Zëri i tij do të ketë peshë të madhe”
KRYESORE

Osmani uron Papa Leon: “Zëri i tij do të ketë peshë të madhe”

8 May 2025
PDK konfirmon se do të marrë pjesë në takimin që do të ftohet nga Presidentja Osmani
KRYESORE

PDK konfirmon se do të marrë pjesë në takimin që do të ftohet nga Presidentja Osmani

8 May 2025
Presidenca: Presidentja Osmani e gatshme të takojë liderët politikë që nga 16 maji
KRYESORE

Presidenca: Presidentja Osmani e gatshme të takojë liderët politikë që nga 16 maji

8 May 2025
Gërvalla në Varshavë: Kosova, demokracia më e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor
KRYESORE

Gërvalla në Varshavë: Kosova, demokracia më e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor

8 May 2025
Haradinaj: Vota e fshehtë s’e zgjidh bllokadën, presidentja të nisë konsultime me partitë
KRYESORE

Haradinaj: Vota e fshehtë s’e zgjidh bllokadën, presidentja të nisë konsultime me partitë

7 May 2025
Kica-Xhelili: VV paradite po fyen LDK-në, pasdite po e lut me nderime
KRYESORE

Kica-Xhelili: VV paradite po fyen LDK-në, pasdite po e lut me nderime

7 May 2025
Postimi tjetër
Nëse nuk ka dialog me Qeverinë, SBASHK paralajmëron grevë nga 24 gushti

Nëse nuk ka dialog me Qeverinë, SBASHK paralajmëron grevë nga 24 gushti

Lajmet e fundit

Osmani uron Papa Leon: “Zëri i tij do të ketë peshë të madhe”

Osmani uron Papa Leon: “Zëri i tij do të ketë peshë të madhe”

8 May 2025
PDK konfirmon se do të marrë pjesë në takimin që do të ftohet nga Presidentja Osmani

PDK konfirmon se do të marrë pjesë në takimin që do të ftohet nga Presidentja Osmani

8 May 2025
Kush është Robert Prevost, Papa i parë amerikan?

Kush është Robert Prevost, Papa i parë amerikan?

8 May 2025
Presidenca: Presidentja Osmani e gatshme të takojë liderët politikë që nga 16 maji

Presidenca: Presidentja Osmani e gatshme të takojë liderët politikë që nga 16 maji

8 May 2025
Gërvalla në Varshavë: Kosova, demokracia më e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor

Gërvalla në Varshavë: Kosova, demokracia më e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor

8 May 2025
Tym i bardhë në Vatikan! Zgjidhet pasardhësi i Papa Françeskut

Tym i bardhë në Vatikan! Zgjidhet pasardhësi i Papa Françeskut

8 May 2025
Nga 5 maji ndalohen bllokimet e gjobat nga Prishtina Parking

Nga 5 maji ndalohen bllokimet e gjobat nga Prishtina Parking

8 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu