Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, është shprehur tejet i bindur që as në ëndërr nuk ka parë ndonjëherë që politika e jashtme mund të lëkundet aq shumë sa që vendi të ushqehet vetëm me frikë, përcjell InLajmi.

Hoxhaj ka përmendur një deklaratë të muajit janar të këtij viti ku thuhej që Kosova dhe Serbia zotohen të mos e sulmojnë njëra-tjetrën, tutje përmendi deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku kjo e fundit tha së duhet të krijohet një traktat i mbrojtjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Hoxhës marrëveshjet për mos sulm dhe ato për traktat të mbrojtjes reciproke tanimë kanë mbetur në të kaluarën, por slloganet që qeveritarët po i përdorin po ndjellin frikë të qytetarët.
Ai ka theksuar së kryeministri dhe presidentja duhet ta përdorin agresionin rus për t’i rritur kapacitet ushtarake, por mbi të gjitha kjo ta izoloi Serbinë dhe Kosova të ketë të drejtë të anatrësohet në NATO.
Deputeti nga radhët e PDK-së tha së kryeministri dhe presidentja njëri një javë pas e tjëtri këtë javë më tëma për luftë dhe traktat të mbrojtjes kanë harruar temat e brendshme të krizës ekonomike.
Postimi i plotë i tij:
As edhe në ëndrrën më të keqe nuk e kam paramenduar që politika e jashtme të lëkundet nga sllogani në sllogan, pa qëllime dhe pa strategji! Një sllogan nga Qeveria e dëgjuam në muajin janar të 2022, për një marrëveshje ku Kosova dhe Serbia zotoheshin të mos e sulmojnë njëra-tjetrën! Një sllogan të ri e dëgjuam dje nga Presidentja e Kosovës për një traktat të mbrojtjes së ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë!
Konceptualisht, marrëveshja për mos sulm dhe e traktatit të mbrojtjes reciproke, i takojnë kohës në mes të 2 luftrave botërore! Në një kohë të sotme kur edhe Suedia dhe Finlanda po anëtarësohen në NATO, duke kërkuar mbrojtje kolektive nga ajo!
Ideja e traktatit të mbrojtjes është serioze vetëm nëse do të ishte diskutuar dhe koordinuar paraprakisht me Shqipërinë! Të mos shpallet vetëm si sllogan, duke pasur në krah, pa paralajmërim, Presidentin e Shqipërisë, që u zu në befasi dhe nuk tha asgjë në konferencë për media!
Kosova ka një Partneritet Strategjik me Shqipërinë nga janari i 2014, i dalë nga mbledhje të qeverisë të përbashkëta, marrëveshje të nënshkruara, me sekretariat që koordinon tema dhe ku prioritet i lartë është fusha e sigurisë! Sigurisht, që ky mekanizëm do merrej me temën dhe përmbajtjen e traktatit para se të miratohej në Kuvend! Duket se nuk e dinë këtë? Por, të paktën, besoj që e dinë që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe që një traktat i tillë nuk ndodh pa koordinim me të!
Jam shumë për bashkëpunimit me Shqipërinë, si adresë kryesore e hartimit të Partneritetit Strategjik! Por, shqetësimi kryesor është paaftësia e tyre për të shfrytëzuar mundësitë pas rastit të Ukrainës, për t’u bërë të paktën pjesë e Partneritetit për Paqe të NATO-s!
Agresioni rus duhet të përdoret për të rritur kapacitetin tonë ushtarak, për ta izoluar Serbinë në rajon dhe anëtarësuar Kosovën në NATO. Është ajo që po e mbron Evropën dhe mbron shtetet.
Kur kryeministri javën e kaluar foli për luftën dhe presidentja këtë javë për traktatin e mbrojtjes, qëllimisht po mbjellin një armosferë frike, duke zëvendësuar temat e brendshme të krizës ekonomike dhe me sllogane të politikës së jashtme!
Kosova, për shumë vite ka qenë e sigurt nga pikëpamja psikologjike, kurse në javët e fundit po udhëhiqet nga frika! Kjo nuk po bëhet për ta mbrojtur shtetin dhe sovranitetin, por për ta përmbushur egoizmin personal dhe populizmin partiak! Kjo është kohë që kërkon vendosmëri, maturi dhe qëndrueshmëri. Nuk është kohë e parullave si frymëzime të çastit drejt moçalit politik, nga ku s’mund të dalim assesi! Tani, takimin e 18 gushtit, a do ta filloni nga mos sulmi, apo nga mbrojtja? /InLajmi/




















