Në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por priten edhe vranësira lokale. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë kretësisht afatshurtër shiu, ndërsa në përgjithësi priten kushtet stabile atmosferike. Temperaturat pritet të shënojnë rritje dhe ato maksimale pritet të luhaten nga 30 deri në 32 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven Lindore nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë shanse për ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.
Të enjten na pret mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme. Të premtën po ashtu pritet të kemi mot shumë të nxehtë, ndërsa pasdite në disa vise të Kosoves priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, shkruan Meteo Ballkan.
Gjatë fundjaves ulje graduale të temperaturave, ndërsa priten edhe kushte për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë