Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, ka thënë që Uashingtoni është kontradiktor për ngjarjet që kanë të bëjnë me Kosovën, sepse nga njëra anë, SHBA-të avokon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e në anën tjetër po kërkojnë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, gjë që siç tha ai “është e papranueshme për Serbinë”.
“Nga njëra anë, Amerika thotë që Asociacioni do të formohet pashmangshëm, edhe pse nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për ta detyruar Prishtinën dhe është e pakuptueshme që nuk mund ta bëjnë këtë. Është e qartë se amerikanët kanë një mekanizëm me të cilin mund të disiplinojnë Prishtinën. Në anën tjetër, interpretimi amerikan është se kjo duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, e cila është e papranueshme për ne”, tha ai.
“Vuçiq ka absolutisht të drejtë kur thotë “Pse shkuam në të gjitha bisedimet sikur gjithçka të ishte sipas kushtetutës së tyre”. Një qëndrim i tillë i Uashingtonit po e inkurajon Kurtin të shmangë zbatimin. Kurti i referohet faktit se Asociacioni nuk është në përputhje me kushtetutën e tij dhe kjo është në kundërshtim me qëndrimin amerikan,” tha Drecun.
Ai thotë se lëvizjet e ardhshme të Uashingtonit drejt Prishtinës do të varen edhe nga vlerësimi se në cilin drejtim dëshiron t’i drejtojë proceset që kanë të bëjnë me dialogun, shkruan lajmi.net.
“Ata dhanë një afat prej 30 ditësh dhe kjo vetëm e vonoi zbatimin e vendimit të njëanshëm të Prishtinës, por menjëherë u shpjegua se kjo nuk do të thotë se ky vendim nuk duhet të zbatohet. Kjo tregon se ajo në të vërtetë dëshiron të shmangë krijimin e një krize që do të thotë që të mos krijohet një krizë e cila do të ndikojë në krijimin e një krize”.