Modelja dhe këngëtarja Keisi Medini ditën e martë festoi ditëlindjen dhe mori shumë urime në ditën e saj më të veçantë, shkruan InLajmi.
Ndër shumë urimet e ditëlindjes nga familjar, miq e shok, padyshim se nuk mungoi as edhe urimi i babait, Sabian për ditëlindjen e vajzës së tij Keisit.
Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram ka uruar vajzën e tij me shumë vite jetë të lumtur,
“Çdo vit qe kalon ti dukesh edhe me e bukur drita e shpirtit tim te uron babo edhe 100 vite te lumtura”, shkruan Sabiani.
Kujtojmë se Sabiani këngën e tij më të fundit e ka publikuar javë më parë në bashkëpunim me këngëtaren kosovare Adelina Berisha, të cilën e titulluan me “Ma kadal”. /InLajmi/