Prodhuesi zviceran i çokolatës Lindt & Spruengli ka vendosur të largohet nga tregu rus për shkak të pushtimit të Ukrainës, tha kompani, transmeton InLajmi.
Kompania, e famshme për topat e saj me çokollatë Lindor dhe lepujt e Pashkëve të mbështjellë me fletë të artë, kishte vendosur në mars të mbyllte dyqanet e saj dhe të pezullonte përkohësisht dërgesat në Rusi.
Tani e tutje në Rusi nuk do të ketë llojë të tilla të çokoladave zviceriane, e gjithë kjo si shenjë denimi për agresionin rusë në Ukrainë, shkruan Reuters.
“Pas njoftimit të tij më 9 mars 2022, Grupi Lindt & Spruengli vendosi të largohej nga tregu rus,” tha të martën. “Ne do të mbështesim punonjësit tanë në Rusi dhe do të veprojmë në përputhje me rregulloret lokale.”/InLajmi/