Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Pakistan pasi një autobus u përplas me një cisternë nafte në Pakistanin jugor, transmeton InLajmi.
Aksidenti ndodhi në orët e para të së martës në një autostradë në provincën Punjab kur autobusi u përplas me cisternë nga pas.
Autobusi, me 24 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit, ishte nisur për në Karaçi nga Lahore. Policia tha se shoferi i cisternës së naftës u largua nga vendi i ngjarjes, shkruan Aljazeera.
Disa prej trupave ishin djegur keq dhe vështirë për t’u identifikuar, thanë autoritetet, duke shtuar se ata do të nisin një proces testimi të ADN-së për ta bërë këtë. /InLajmi/