Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se 5 anije të tjera transportuese me drithë u larguan nga Ukraina.
Ministria tha në një deklaratë se në kuadër të dërgesës, 5 anije të ngarkuara me misër dhe grurë, 2 nga Yuzhny dhe 3 nga Chornomorsk, janë nisur nga portet e Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratë theksohet gjithashtu se 4 anije që do të nisen sot drejt porteve të Ukrainës do të inspektohen nga Qendra e Përbashkët Koordinuese në Istanbul, e cila u krijua muajin e kaluar si pjesë e marrëveshjes për zhbllokimin e drithit ukrainas të nënshkruar me midis Rusisë dhe Ukrainës, së bashku me Turqisë dhe Kombet e Bashkuara.