I pari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar për çështjen e energjisë elektrike ndërsa në lidhje më këtë ka adresuar disa pyetje tek kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Lladrovci i është drejtuar Kurtit duke e pyetur se a nuk po sheh apo nuk po dëshiron të shoh se çfarë po ndodh në vend, mbi të gjitha ai ka thënë së ishte kryeministri ai i cili i fali plotë 40 milionë euro Veriut të Kosovës, pjesës ku jetojnë shumica serb.
Sipas tij çdo gjë ka një kufijë e tani është bërë e tepërt duke i pajisur më të gjitha qytetarët e veriut dhe në fund Kosova del në minus.
Tutje ai ka thënë së ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, paguhet nga shteti i Kosovës e pse shteti serb nuk po ia pranon pavarësinë.
Postimi i plotë i tij:

Albin, a s’po sheh a s’po do me pa!
Me a pa dashje, Kryeministri ua dha 40 milionë euro veriut për rrymë. Ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe sigurisht e pranojnë Republikën e Kosovës, janë të pajisur me letërnjoftime, pasaporta, me targa dhe dokumentet tjera identifikuese të shtetit tonë.
Çka është shumë është shumë, megjithatë detyrimet ndërkombëtare po i zbaton, edhe qershitë e rezervuara për veriun, një për një shkuan.
Po Rakiqi?
Me çfarë buxheti paguhet ministri Juaj që nuk e pranon shtetin e Kosovës. Ai deklaron hapur se as nuk e njeh as nuk do ta njoh Republikën e Kosovës. Kujtoja vendimin që ka nënshkruar kur është emëruar ministër. Ndryshe, le të flas nga përtej gardhit, jashtë Qeverisë. Kushtetuta ta lejon me bë ndryshim në Kabinet qeveritar edhe me ju dhanë shembull tjerëve se kushdo ha bukën e buxhetit të Republikës së Kosovës, nuk mund ta përmbys as të pështyj në të.
Albin, a s’po sheh a s’po do me pa! Vepro, kalo nga fjalët në vepra! /InLajmi/