Zvicra është në kërkim të punëtorëve, mungesa e fuqisë punëtore ka filluar të vërehet në shumë sektorë, veçanërisht në kompanitë e mëdha.
Numri i vendeve të lira është rritur ndjeshëm javët e fundit.
Referuar njoftimeve për nevojë pune, janë gjithsej 12.400 konkurse në faqet e internetit të grupeve të mëdha, me 34% rritje krahasuar me një muaj më parë, sipas të dhënave të mbledhura nga portali i kërkimit të punës Indeed për agjencinë financiare AWP, transmeton albinfo.ch.
Në Migros janë pothuajse 4.900 vende të hapura, më shumë se dyfishi në krahasim me muajin qershor. Coop kërkon staf për 2.200 pozicione, e barabartë me një rritje prej 13% në baza mujore.