Estonia ka vendosur të heqë monumentet e luftës të epokës sovjetike nga vendet publike, transmeton InLajmi.
Një tank ikonë T-34 në qytetin Narva, i cili kufizohet me Rusinë, po dërgohej në Muzeun e Luftës në Estoni.
Narva është qyteti i 3-të më i madh i Estonisë, ku 97% e popullsisë së saj prej rreth 60 mijë njerëz flasin rusisht.
Estonia rifitoi pavarësinë e saj në vitin 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Lufta e Rusisë në Ukrainë po nxit tensionet në Narva në veçanti, frikësohet Estonia, shkruan BBC.
Në deklaratën e saj, kryeministrja Kaja Kallas tha se qeveria e saj “nuk do t’i lejojë Rusisë mundësinë për të përdorur të kaluarën për të prishur paqen në Estoni”. /InLajmi/