Të enjten më 18 gusht, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Bruksel, mes shtimit të tensioneve dhe retorikës mes të 2 vendeve. Ekspertët ndërkombëtarë nuk presin arritjen e ndonjë marrëveshjeje, ndonëse takimet shihen si zhvillim pozitiv për uljen e tensioneve në rajon. Ekspertët i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian që të ndryshojnë politikat e zgjerimit pasi momentalisht ndikimi i bllokut evropian ka shënuar rënie.
Tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë e kanë nxitur Bashkimin Evropian dhe NATO-n të ftojë kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin, Aleksandar Vuçiq në Bruksel më 17 dhe 18 gusht.
Ky do të jetë takimi i 3-të në Bruksel në mes tyre. Takimi i parë ishte në qershorin e vitit 2021 dhe i -2-ti pas një muaji, në korrik.
Asnjë nga këto takime nuk prodhoi rezultate.
Ekspertët nuk shprehen optimist as për takimin e tanishëm, shkruan VOA.
“Ky proces është qesharak. Që në fillim nuk janë përcaktuar se cilat janë qëllimet e dialogut. Qëllim i qartë duhet të jetë njohja reciproke dhe sovraniteti për Kosovën dhe Serbinë. Nëse Serbia nuk është e përgatitur ta pranojë këtë, është humbje kohe të gërmojmë skajet e marrëveshjeve të vogla”,tha eksperti amerikan, David Phillips.