Mot i ligë ka përfshirë pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar, ekspertët paralajmërojnë se gjasat për përmbytje janë më të larta pasi uji kullon në vende ku ka mundësi të depërtojë nëpër sipërfaqe, transmeton InLajmi.
Rrugët në pjesën e Anglisë jugperëndimore janë përmbytur në ditën e 2-të të shiut të dendur dhe stuhive.
Anglia dhe Uellsi janë të mbuluara nga një paralajmërim për stuhi të verdhë, me më shumë përmbytje, ndërprerje të transportit dhe ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan CNN.
Përndryshe britanikët janë paralajmëruar të bëhen gati për të lënë shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve të parashikuara, pasi rreshjet e shiut pritet të sjellin përmbytje të mëdha. /InLajmi/