Presidenti i Serbisë, tha sot se forca e Forcave të Armatosura të Serbisë dhe të ashtuquajturat forca të armatosura të Kosovës nuk janë aspak të krahasueshme, transmeton InLajmi.
“Sa i përket forcës së forcave tona të armatosura dhe ushtria e Kosovës nuk i nënvlerësoj, por thjesht nuk është për krahasim”, ka thënë Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Forcat e Armatosura e Kosovës mund të krahasohen me ato të Serbisë.
Kështu deklaroi Vuçiq në konferencën për media, pas inspektimit të armëve të reja të ekspozuara në Akademin Ushtarake në Beograd, shkruan Tanjug.
Kujtojmë së kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i shtetit serb, Aleksander Vuçiq, do të takohen me 18 gusht në Bruksel.