Edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare të hënën në Prishtinë ka filluar punimet e cila cilësohet një nga ngjarjet më të rëndësishme të albanalogjisë e ku po marrin pjesë mbi 100 studiues nga e gjithë bota, raporton InLajmi.
Në hapjen solemne të kësaj ngjarje ishte paraparë të merrte pjesë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndërsa në mungesë të tij fjalimin e kryeministrit e ka lexuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci,.
Nagavci ka thënë se sa më mirë që e njohim gjuhën, aq më mirë zotërojnë mendimet e njerëzve.
“Sa më mirë që e njohim gjuhën, aq më mirë i zotërojmë mendimet tona. Prandaj gjuhë është pavarësi politike dhe individuale. Atë duhet ta mbrojmë për hatër të të gjitha disiplinave”.
Gjithashtu ajo tha se gjuha është njëra ndër forma e kombit që e marrin kudo në vete.
“Gjuha është forma e kombit që e marrin kudo me vete. Ndjenjën e lartë të përgjegjësisë duhet ta kemi të gjithë”.
Më tej ajo ka shtuar se gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare dedikuar fëmijëve të mërgimtarëve do të shpërndahen në shtator.
“Së bashku me institucionet e Shqipërisë kemi pagatitur tashmë tekstin e nivelit të parë. Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptarë dedikuar fëmijëve tanë në mërgatë që do të shpërndahet në shtator ashtu si abetarja e përbashkët”. /InLajmi/