Trajneri gjerman, Jurgen Klopp është nominuar për çmimin e sezonit 2021/22 për trajnerin më të mirë të vitit.
Trajneri i Liverpool-it përfshihet në listën përfundimtare të 3 trajnerëve për çmimin në fjalë së bashku me Carlo Ancelottin e Real Madridit dhe Pep Guardiolën e Manchester Cityt.
Klopp udhëhoqi Liverpoolin drejt triumfit në FA Cup dhe Carabao Cup gjatë një sezoni të jashtëzakonshëm në të cilin skuadra e tij arriti gjithashtu në finalen e Ligës së Kampionëve dhe përfundoi e 2-ta në Premier Ligë, shkruan Euronews Albania.
Fituesi i çmimit të trajnerit të vitit për meshkuj do të shpallet në shortin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve të sezonit 2022/23 në Stamboll më 25 gusht.