Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka falënderuar shtetin e Shqipërisë pasi që falë bashkëpunim me ta u evituan reduktimet e energjisë elektrike, përcjell InLajmi.
Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) arritën që të bashkëpunojnë në menyrë që të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.
Çitaku ka ironizuar më të gjithë ata që nuk i kanë raportet e mira më shtetin shqiptar, duke thënë së përtej inateve në politika personale Shqipëria përsëri e ndihmoi Kosovën.
Sipas saj duhet të futet në kokë së qeveritë janë të përkohshme por raporti Kosovë-Shqipëri duhet të jetë përtejë inatëve.
Postimi i plotë i saj:
Shqipëria ndihmon Kosovën, sërish. E këtu mes nesh, disa, mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.
Mos harroni kurrë, qeveritë janë të përkohshme, por raporti mes nesh është përtej inateve të imta politike e personale.
Shqipëri, tu rritë nderi! /InLajmi/