Policia e rajonit të Skegness-it në Angli ka njoftuar se trupi i pajetë i një vogëlushi 5 vjecar është gjetur në det pas 5 orësh kërkime, transmeton InLajmi.
Shërbimet e urgjencës së qytetit të Skegnessit morën informatë se të shtunën rreth orës 18:00 një adoleshent ka humbur në det.
Sipas policisë angleze 2 varka shpëtimi dhe një helikopter bashkë me ekipet e shpëtimit dhe policinë kanë bërë të mundur që trupi i djaloshit të nxirret nga ujërat, shkruan The Sun.
Vdekja tragjike erdhi pasi policia e Lincolnshire mori 10 telefonata të ndryshme në lidhje me fëmijë të humbur në zonën bregdetare Skegness në vetëm 2 orë./InLajmi/