8 persona janë plagosur pasi një person i armatosur ka hapur zjarr drejt një autobusi në Jerusalem, mëngjesin e së dielës, një burrë dhe një grua shtatzënë janë në gjendje kritike.
Raportohet se gruaja ka lëndime në pjesën abdominale, ndërkaq burri ka plagë në kokë dhe qafë.
Autoritetet izraelite supozojnë se sulmi i armatosur mund të jetë kryer nga palestinezët.
Të shtënat ndodhën derisa autobusi priste në një parking pranë Murit Perëndimor (Western Wall), i cili konsiderohet vendi më i shenjtë ku hebrenjtë mund të luten, shkruan The Washington Post.
Sulmi në Jerusalem ndodhi pas një javë të tensionuar mes Izraelit dhe palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor, transmeton Klan Kosova.

Fundjavën e kaluar, avionët izraelitë kryen një ofensivë në Rripin e Gazës duke synuar grupin militant Xhihadi Islamik dhe duke nisur 3 ditë luftime të ashpra ndërkufitare.