Macet në qytetin e Walldorf-it të Gjermanisë ka 3 muaj që autoritetet nuk i kanë lejuar të dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk ishin të lidhura, transmeton InLajmi.
Autoritet e kanë bërë këtë veprim për ta mbrojtur një zog i cili ishte specie në zhdukje.
Macet lejoheshin të dilnin jashtë vetëm nëse mbaheshin me zingjirë.
Nga e hëna macet e këtij qyteti të Gjermanisë do ta shijojnë lirinë e tyre.
Çdo shkelje e këtij ligji do të rezultonte me gjobë për pronarët, shkruan CNN.
Nëse një mace do të lëndonte një nga zogjtë e mbrojtur, pronari do të duhej të paguante deri në 50,000 euro gjobë./InLajmi/