Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri do të jetë pjesë e festivalit “Sunny Hill” që mbahet në Tiranë, përcjell InLajmi.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të festivalit në rrjetin social, Instagram.
“E magjishmja Dafina do të jetë pjesë ë festivalit, ne duam ta dëgjojmë atë kudo që jemi”, thuhet në njoftimin zyrtar të festivalit, Sunny Hill.
Festivali “Sunny Hill” në Prishtinë është mbajtur me datat 4,5,6 dhe 7 gusht ku morën pjesë rreth 20.000 adhurues të muzikës.
Pjesëmarrja e Dafinës në këtë festival është komentuar jashtëzakonisht mirë nga admiruesit e saj.
“Sunny Hill” në Tiranë do të mbahet me datat 26,27 dhe 28 gusht./InLajmi/