Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë ka ardhur si një rezultat i mosveprimit të qeverisë, përcjell InLajmi.
Hoti tha se si një qeverisje e mbare për punë do ti kishte evituar problemet me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës, dhe jo të jetë e shtyer nga populizmat.
Postimi i plot i tij:
Situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon. Një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë e jo e shtyrë nga populizmat, komunikuese me partnerët social, do t’i kishte evituar problemet me të cilat po përballemi, ose së paku do t’i kishte zbutur pasojat për qytetarët. /InLajmi/





















