Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke i thënë “mashtrues”, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se Kurti po dëshiron marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, kjo sipas tij është kthim prapa.
Gjithashtu ai tha se siguria e Kosovës arrihet duke e shpejtuar anëtarësimin në NATO.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë,
Ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë-Serbi.
Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa.
Siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar antarësimin në NATO. /InLajmi/