Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar kryeministrin Hasan Prishina, i cili të dielën i bëri 89 vite nga vrasja e tij, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se Hasan Prishtina nuk kishte qenë vetëm një politikanë, por ai kishte qenë edhe njëri prej kryengritjeve që i ka dhënë krahje historisë së përpjekjeve për lirinë e Kosovës.
Gjithashtu, kreu i AAK-së, u shpreh se në këtë ditë të 89 vjetorit të politikanit Prishtina, po nderon vizionin e tij për shtetin e pavarur dhe të fortë.
Postimi i plotë i tij:
Kryeministri Hasan Prishtina na frymëzon edhe sot, 89 vjet pas vrasjes së tij!
Ai nuk ishte vetëm jurist e politikan, por organizator i kryengritjeve të pareshtura kundër zgjedhës së huaj, që i dha kahje historisë së përpjekjeve tona për liri.
Duke nderuar veprën e tij madhështore, nderojmë vizionin e tij për shtetin e pavarur dhe të fortë, për shqiptarët e lirë e me dinjitet në trojet e tyre. /InLajmi/