• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Çmimet e energjisë mund të vazhdojnë të rriten, a kanoset Gjermania nga trazirat sociale?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
14 August 2022
në Bota
0 0
0
Çmimet e energjisë mund të vazhdojnë të rriten, a kanoset Gjermania nga trazirat sociale?
0
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e energjisë mund të vazhdojnë të rriten në Gjermani në dimër. A kanoset vendi nga trazira sociale. Çfarë po bën politika?

Politikanët gjermanë në nivel federal dhe të landeve janë të alarmuar për shkak të mangësive në furnizim me gaz rus. Ata po shqyrtojnë paketa masash për të kursyer energji: nga fikja e ndriçimit të rrugëve deri te ulja e temperaturave në ndërtesat publike. Dhe gjithnjë e më shumë po i bëjnë apel qytetarëve që të reduktojnë konsumin privat të energjisë.

Kancelari i shqetësuar

Në të njëjtën kohë, qeveria federale ka frikë se mund të ketë protesta të dhunshme në dimër. Ndoshta të nxitura nga grupe ekstremiste që duan të shfrytëzojnë situatën e tensionuar për qëllimet e tyre. Kancelari Olaf Scholz ishte çuditërisht i hapur për natyrën e tij të qetë. Në një intervistë për ARD-në, ai foli për “eksploziv social”, nëse shumë njerëz marrin faturat e energjisë me rritje prej disa qindra eurosh më së voni deri në vjeshtë. “Jam shumë i shqetësuar”, theksoi politikani i SPD-së.

Ai e quajti gjendjen si një “fuçi sociale baruti” duke shtuar se kancelari dhe qeveria e tij po përpiqen të evitojnë shkaqet për trazira sociale. “Duke përdorur narrativën e eksplozivëve socialë, kancelari po përpiqet të përgatisë popullatën për vendime të rëndësishme”, tha Ricardo Kaufer, profesor i sociologjisë politike në Universitetin e Greifswald.

Mësimet nga pandemia Corona

Me fjalë të tjera, Scholz po u sinjalizon partnerëve të tij në koalicion, opozitës politike, liderëve të biznesit dhe shoqërisë civile, se në pyetje është siguria e brendshme e vendit, kur flitet për përgjegjësitë politike në krizën energjetike. Ky është një “mësim nga pandemia Corona”, thotë Kaufer. Në pandemi, legjislatura shpesh dukej e papërgatitur, pavarësisht parashikimeve shkencore për përhapjen e ardhshme të virusit. Komunikimi ishte më shpesh reaktiv sesa proaktiv.

Në krizën aktuale, Bundestagu tashmë ka miratuar legjislacionin e krijuar për të lehtësuar barrën e rritjes së çmimeve të energjisë, veçanërisht për më të dobëtit në shoqëri. Në të njëjtën kohë, furnizuesit gjermanë të energjisë lejohen të kalojnë një pjesë të kostove të tyre tek konsumatorët.

Gjatë hartimit të masave, zyrtarët në ministri po përballen me një gjendje specifike: nga njëra anë, ato synojnë të mbrojnë veçanërisht personat me të ardhura të ulëta nga vështirësitë financiare, por të mos minojnë përpjekjet për kursime të energjisë. Lehtësime të mëtejme mund të ketë pas pushimeve verore. Por procesi i marrëveshjeve mund të zgjasë disa javë.

Partia më e vogël në koalicionin qeverisës, Partia Liberale (FDP), kontrollon financat. Ministri i Financave, Christian Lindner, e bëri të qartë se ai synon ta përdorë këtë fuqi për të kufizuar shpenzimet, pasi ai ruan vlerat e partisë së tij: taksa më të ulëta, shpenzimet më të ulëta dhe sa më pak ndërhyrje në ekonomi. Partnerët më të mëdhenj të FDP-së, Partia Socialdemokrate e Scholz-it dhe të Gjelbrit, nga ana tjetër, po bëjnë presion për më shumë ndihma për qytetarët.

Komunikimi

Edhe nëse qeveria federale bie dakord për masat, mesazhi i saj mund të keqkuptohet, siç është parë edhe në kohë pandemie. Vetëm paratë dhe burimet nuk janë të mjaftueshme për të kapërcyer krizën. Me rëndësi është edhe mënyra e komunikimit.

“Perceptimet janë vendimtare,” tha Evelyn Bytzek, profesore e komunikimit politik në Universitetin Koblenz-Landau.

“Në fund të fundit, ne të gjithë veprojmë sipas asaj që perceptojmë në vend të asaj që është reale.”

Prandaj, simbolika është një mjet i fuqishëm për të ruajtur mbështetjen publike, tha Bytzek. Ajo i referohet vizitës së Gerhard Schröderit në pjesët e prekura nga përmbytjet e Gjermanisë Lindore në vitin 2002, e cila i dha atij shtysë gjatë fushatës së tij zgjedhore për një mandat të ri si kancelar. Disa javë më vonë, Schröder u rizgjodh.

Olaf Scholz, nga ana tjetër, fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar edhe për shkak të stilit të tij të udhëheqjes pasive si Angela Merkel. Tani kjo mund të krijojë bindjen në opinion se anija qeveritare po shkon drejt një ajsbergu pa një kapiten në timon. Por Scholz ka ende kohë për t’i kthyer gjërat dhe për ta paraqitur veten si një projektues politik.

“Nëse menaxhimi i krizës vlerësohet mirë, atëherë besimi është i lartë. Kjo është arsyeja pse kriza nuk është vetëm një rrezik, por edhe një shans, për të krijuar më shumë besim”, shpjegoi Bytzek.

Zëvendësi i Scholzit, Robert Habeck, e ka kuptuar këtë. Si ministër i Ekonomisë dhe Klimës, politikani i Gjelbër u detyrua të marrë vendime të vështira që shpesh bien ndesh me vetëdijen e tij mjedisore. Sondazhet tregojnë se ai ka fituar pëlqimin e publikut, sepse i shpjegon hapur arsyet e vendimeve të tij dhe vendimet i merr në mënyrë transparente dhe të kuptueshme.

Ndikimi i populistëve dhe ekstremistëve

Ministria federale e Brendshme shpjegoi se mund të priten protesta të përmasave të ngjashme me ato kundër masave të mbrojtjes nga Corona – varësisht se sa kostot e energjisë dhe furnizimi i kufizuar me energji bëhen barrë e shoqërisë.

“Mund të supozojmë se populistët dhe ekstremistët do të përpiqen përsëri të ndikojnë në protesta sipas ideve të tyre”, tha Britta Beylage-Haarmann, zëdhënëse e ministrisë.

“Një rrezik konkret mund të vijë nga persona dhe grupet ekstremiste në Gjermani, nëse rrethanat përkatëse të krizës sociale e favorizojnë këtë.” Policia federale, thotë se “nuk kishte njohuri” për kërcënime specifike.

Kundërshtarët e masave kundër pandemisë dhe grupet e tjera që kanë dalë në rrugë gjatë pandemisë Corona, për të protestuar kundër masave kufizuese, janë të zëshëm. Ata përfaqësojnë vetëm një pakicë të vogël të opinionit publik, megjithatë janë shumë të pranishëm në vëmendjen mediatike dhe politike.

Disa sociologë, si Ricardo Kaufer i Universitetit të Greifswald, besojnë se në një vend si Gjermania, ku kultura politike e bazuar në konsensus dhe ndarja e pushtetit federal, kufizon shfrytëzimin e pakënaqësisë sociale, protestat bien më shumë në sy sesa në vendet e tjera në Evropë. Si për shembull në Francë, ku ka një kulturë të gjatë protestash.

Sipas Kaufer, jostabiliteti në Gjermani ka shpesh një konotacion negativ. Kjo lidhet, ndër të

tjera, me betejat e përgjakshme në rrugë gjatë hiperinflacionit në Republikën e Vajmarit dhe me kapjen e mëvonshme të pushtetit nga nacionalsocialistët.

Shembujt pozitivë

“Ka një dështim të diskursit ndaj forcave progresive për të njohur shembuj pozitivë në historinë gjermane,”v shtoi Kaufer. “Ka frikë nga protestat se njerëzit do të ndërmarrin veprime pa legjitimitetin e proceseve të votimit.” Studiuesi përmend protestat e rrugëve të Gjermanisë Lindore të vitit 1953, Revolucionin Paqësor të vitit 1989 dhe lëvizjen anti-bërthamore të Gjermanisë Perëndimore në vitet 1970 dhe 80 si shembuj pozitivë. Këto meritojnë të ankorohen më fort në kujtesën kolektive të gjermanëve.

Gjermania dikur ishte një nga vendet më egalitare në Evropë, ku klasa dhe statusi social kishin më pak ndikim në suksesin në jetë. Kjo ka ndryshuar. Edhe Gjermania radhitet ndër vendet e tendencave të përgjithshme drejt rritjes së pabarazisë së të ardhurave.

Ne po vëzhgojmë se kjo pabarazi sociale nuk mund të korrigjohet më përmes mobilitetit social,” tha Susanne Pickel, profesore e politikës krahasuese në Universitetin e Duisburg-Essen, shkruan DW.

Modelet ekonomike sugjerojnë se inflacioni dhe çmimet e energjisë do të godasin në mënyrë disproporcionale më të rrezikuarit në vend, sepse ata që fitojnë më pak kanë më pak të ardhura për t’u përballur me kostot e larta. Kjo i bën ata më të prekshëm ndaj retorikës anti-qeveritare të disa grupeve.

Pandemia, lufta dhe inflacioni rrezikojnë klasën e mesme të ulët”, thotë Pickel. Nëse kjo nuk stabilizohet dhe frika nga rënia e përhershme rritet, mund të ndodhë që edhe në Gjermani të dalin më shumë njerëz në rrugë. “E kjo mund të ndryshojë edhe disponimin e zgjedhësve ndaj populistëve të krahut të djathtë dhe përqafimin e ideve të AfD në votime.”

Tags: Gazi natyrorGjermaniaOlaf Scholz
Postimi i mëparshëm

Reperja Megan Thee Stallion publikon albumin “Traumazine”

Postimi tjetër

Ky truk bën mrekulli në pastrimin e shenjave të gishtërinjëve në pajisjet e kuzhinës

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
Ky truk bën mrekulli në pastrimin e shenjave të gishtërinjëve në pajisjet e kuzhinës

Ky truk bën mrekulli në pastrimin e shenjave të gishtërinjëve në pajisjet e kuzhinës

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu