Një autobus nga Serbia është përmbysur në autostradën e Trakës në Bullgari, duke lënduar 8 fëmijë dhe 4 të rritur, disa prej tyre rëndë.
Autobusi përfundoi në një kanal.
Në vendngjarje kanë mbërritur 2 autoambulanca, një zjarrfikës dhe disa mjete policie. Të gjithë pasagjerët janë shtetas të Serbisë dhe në autobus kanë qenë 48 persona. Ata po ktheheshin nga Sunny Beach, pas pjesëmarrjes në festivalin në Nessebar, sipas mediave bullgare, raporton Euronews Bulgaria.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Stara Zagorës. Ndërkaq, të lënduarit po transportohen në spitalin e Stara Zagorës dhe se 2 persona kanë marrë lëndime të rënda, njëri prej të cilëve është fëmijë, transmeton Gazeta Express.
Gjithashtu televizioni publik bullgar bën të ditur se ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por edhe se në autostradën për në Sofje është krijuar një bllokadë dhe kolona të gjata, si dhe është krijuar një korridor për mjetet e emergjencës.