Autobusët e trafikut urban muajve të fundit po janë të mbingarkuar me udhëtarë. Nga komuna e Prishtinës thonë se kanë një plan për të shmangur këtë mbingarkesë.
Po presin kohën për t’u nisur në destinacionin e caktuar.
E sapo të vijë autobusi, me nxitim nisen për të zënë një vend.
Mirëpo jo të gjithë mund ta arrijnë këtë.
Numri i madh i udhëtarëve të cilët po udhëtojnë me autobusët e trafikut urban po shihet si problematik.

Për këtë mbingarkese me pasagjerë në autobusët e linjave urbane, ka nga ata qytetarë që po vlerësojnë se ka ndikuar rritja e çmimit të naftës,
Nga Komuna e Prishtinës, thonë se kanë një plan për të shmangur mbingarkesën me udhëtarë në autobusët e trafikut urban.
Ndryshe, në shtator pritet të fillojë procedura e planit të mobilitetit.