Të dielën rreth orës 00:00, janë arrestuar 2 persona nga njësitet policore në afërsi të pikës kufitare Jarinje, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, 2 të dyshuarit me veturë kanë tentuar të kalojnë territorin e Kosovës për në Serbi.
Ndërsa, prokurori kujdestar ka vendosur që 2 të dyshuarit të dërgohen në mbajtje nën dyshimin se kanë kryer vepër penale.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sarpel, Jarinje 14.08.2022, 00:10. Janë arrestuar 2 të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë pasi që të njëjtit kanë tentuar që në mes rrugëve ilegale me veturë të kalojnë nga territori i Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /InLajmi/