8 persona janë plagosur pasi një person i armatosur palestinez hapi zjarr në 2 lokacione në Jerusalem, transmeton InLajmi.
Sulmuesi shënjestroi një autobus që transportonte hebrenj që sapo ishin lutur në Murin Perëndimor, si dhe njerëz në një parking pranë vendit të shenjtë.
2 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një grua shtatzënë.
Mes viktimave kishte edhe qytetarë amerikanë.
Personi i armatosur, i identifikuar si banor i Jeruzalemit Lindor të pushtuar, u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë u dorëzua te organet kompetente, shkruan BBC.
Policia izraelite tha se ai kishte një precedent penal, por nuk kishte lidhje të njohura me grupet militante palestineze./InLajmi/