Kampanja “Ndryshojeni urdhrin administrativ për shaminë” është shpallur i përfunduar, mirëpo iniciues të kësaj kampanje kanë njoftuar se kanë marrë garanci për anulim të këtij udhri administrativ, përcjell InLajmi.
Peticioni online për ndryshimin e urdhrit administrativ ka mbledhur 20 mijë nënshkrime.
Iniciuesit e kampanjës paralajmërojnë se nëse Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk përmbush detyrimin ligjor, ashtu siç iu kishte premtuar, atëherë ata do të shfryzëtojnë mjetet juridike në fuqi për të siguruar ligjshmërinë.
Postimi i plotë nga inciuesit e kampanjës:
KAMPANJA #NDRYSHOJENI_UA_PËR_SHAMINË SHPALLET E PËRFUNDUAR
Njoftojme opinionin publik se pas konfirmimit se kërkesa për anulim të nenit 3 paragrafi 1.13 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014 është marrë serioziosht dhe garancive që kjo dispozitë do të fshihet para fillimit të vitit të ri shkollor, kampanja #ndryshojeni_ua_për_shaminë shpallët e përfunduar.
Peticioni online për 48 orë ka mbledhur mbi 20 000 nënshkrime nga të cilat 45% femra. Të dhënat personale do të asgjësohen në bazë të legjislacionit në fuqi.
Falendërojmë secilin person që ka përkrahur këtë nismë fisnike, përmes të cilës është synuar t’i ipet fund diskriminimit dhe të garantohet qasje e barabartë në arsim.
Jemi të lumtur për përkrahjen pa dallim gjinie, besimi dhe etnie.
Falenderojmë ato media të cilat kanë raportuar paanshëm dhe objektivisht për kampanjën. Pavarësisht tendecave që t’i ipet kahje tjetër kësaj kampanje, përmes shpifjeve dhe raportimeve dezinformuese, ato ishin raste të izoluara dhe pa efekt.
Ju sigurojmë se në rast se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk përmbush detyrimin ligjor, ashtu si ka premtuar se do ta bëj, do të shfryzëtojmë mjetet juridike në fuqi për të siguruar ligjshmërinë.
Nga sot ju kërkojmë që të ndaloni së komentuari nëpër postimet e bartësve të funksioneve publike.
Ju njoftojmë se çdo përdorim tani e tutje i hashtagut #ndryshojeni_ua_për_shaminë nuk ka asnjë lidhje me kampanjën dhe iniciatorët e saj. /InLajmi/