Festivali “Sunny Hill”, i cili do të mbahet me datat 26, 27, 28 gusht pritet të ketë artistë të famshëm, që do të ndriçojnë Tiranën përgjatë këtyre 3 ditëve, përcjell InLajmi.
Tashmë është bërë e ditur se artisti me famë botërore e me prejardhje shqiptare Action Bronson do të jetë pjesë e këtij festivali.
Bronson i njohur ndryshe me emrin “BamBaklava” do të jetë i ftuari i 5-të i këtij festivali.
Deri tani është bërë e ditur se përveç Bronson në këtë festival do të përformojnë edhe Dafina Zeqirit, Tananai, Dren Abazi dhe Fedez. /InLajmi/