• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 31 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Japonia nuk posedon ushtri, por pse?!

J G nga J G
13 August 2022
në Bota
0 0
0
Japonia nuk posedon ushtri, por pse?!
0
SHPERNDARJE
77
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Duket se Japonia gjithnjë do ta gjejë një mënyrë për të bërë diferencën duke u veçuar nga pjesa tjetër e botës. Shteti i njohur për kulturën avangardë por edhe traditat ndërshekullore, toka e geishave dhe e samuraive është çuditërisht edhe një nga shtetet e vetme në botë që nuk ka ushtri.

Pse ky vendim?

Dikur, forcat perandorake japoneze kanë arritur të mposhtin Rusinë në vitin 1905, dhe në kulmin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo përbëhej nga mbi 5 milionë trupa ushtarake.

Në ditët e sotme, “ushtria” japoneze, e kufizuar në përmasa dhe përgjegjësi, nuk përbën kërcënim për asnjë shtet tjetër.

Shteti ka vendosur të adoptojë një model pacifist të ‘epokës së pasluftës’ që i mbështet vendet në zhvillim por nuk shërben për t’i frikësuar apo terrorizuar ato.

Pasojat e Luftës së Dytë Botërore tek Japonia

Thuhet se sulmi famëkeq i Japonisë në Pearl Harbor i vitit 1941, i shtyu Shtetet e Bashkuara të merrnin pjesë në Luftën e Dytë Botërore për t’u hakmarrë.

Kushtetuta e Japonisë e vitit 1946, e shkruar nga SHBA pasi Japonia u mund prej tyre pas hedhjes së 2 bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, përfshin nenin 9 që e ndalon ligjërisht Japoninë të zotërojë potencial luftarak dhe të bëjë luftë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA e solli Japoninë nën mbrojtjen e saj, sepse Japonia e gjeti veten të bombarduar dhe të goditur nga varfëria. Pastaj regjimi i vjetër i Japonisë u zëvendësua me një qeveri demokratike dhe Ushtria dhe Marina e saj Perandorake u shpërbënë.

Megjithëse Japonia nuk lejohet të ketë ushtri, ajo investon në mënyrë të kufizuar në Forcat e saj paqeruajtëse vetëmbrojtëse (SDF).

SDF

Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë u themeluan në vitin 1954, pavarësisht nenit 9.

Qeveria japoneze argumenton se qëllimi i vetëm i SDF-së është mbrojtja dhe se ato nuk posedojnë armë të përshtatshme për sulm, si bomba, raketa balistike me rreze të gjatë apo aeroplanmbajtëset.

Foto e marinsave japonez me flamurin e vjeter tradicional.

Ndihma ndaj fatkeqësive natyrore dhe disa përpjekje paqeruajtëse të OKB-së janë pjesë e pak aktiviteteve të lejuara të SDF-së.

Nëse sulmohet nga forca më të mëdha armike, SDF duhet të ketë SHBA-në që t’i vijë në ndihmë. Në thelb, fuqia ushtarake e SDF-së është thjesht mbrojtëse dhe e varur nga SHBA.

Një aspekt tjetër interesant i SDF-së është se ata nuk mbrohen nga një ligj për sekretet ushtarake dhe shkeljet e kryera nga personeli ushtarak trajtohen nga gjykatat civile në juridiksionet përkatëse.

Epoka e re e Japonisë

Në prill 2019, perandori Akihito dha dorëheqjen për shkak të moshës. Froni i është kaluar djalit të tij Princit Naruhito, i cili ka deklaruar se do të fillojë një epokë e re.

Në Japoni, çdo perandor ka epokën e tij me emrin e tij unik.

Për Naruhiton, epoka e re “Reiwa” përafërsisht do të thotë “harmoni e bukur” një emër që rrjedh nga poezia e lashtë japoneze.

Epoka Reiwa përfaqëson një thyerje të traditës dhe premton se do të ketë një ndikim të fortë tek Forcat Japoneze të Vetëmbrojtjes, shkruan Euronews Albania.

Kjo, së bashku me vendosmërinë e kryeministrit Fumio Kishida për të ndryshuar nenin 9, mund të sugjerojë një fillim të ri, pasi Japonia tashmë po kërkon të jetë më e pranishme në arenën e sigurisë globale, duke ndërtuar një prani ushtarake që duket se kërkon të jetë e bazuar tek historia e lavdishme e shtetit japonez.

Tags: JaponiaSHBAUshtria
Postimi i mëparshëm

Dita Botërore e Majtakëve, ja disa fakte interesante rreth tyre

Postimi tjetër

Zelensky kërkon nga BE t’i ndalojnë vizat për shtetasit rus

Të ngjajshme Postime

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima
Bota

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë
Bota

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator
Bota

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

29 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma
Bota

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë
Bota

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë
Bota

Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë

28 July 2025
Postimi tjetër
Zelensky kërkon nga BE t’i ndalojnë vizat për shtetasit rus

Zelensky kërkon nga BE t’i ndalojnë vizat për shtetasit rus

Lajmet e fundit

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu