Një burrë vdiq dhe të paktën 40 të tjerë u lënduan kur erërat e forta shkaktuan shembjen e pjesëve të një skene në një festival në Spanjë, transmeton InLajmi.
Pamjet treguan disa pjesëmarrës të festivalit duke vrapuar në panik, ndërsa të tjerë shihen duke vazhduar të festojnë në ngjarjen në Cullera, në jug të Valencias.
Festivali popullor Medusa i muzikës elektronike më vonë u pezullua.
I vdekuri ishte rreth të 20-ave, thonë mediat lokale. 3 nga të plagosurit pësuan lëndime të rënda.
Dëshmitarët okularë folën për një stuhi rëre të papritur që goditi vendin e festivalit, shkruan BBC.
Agjencia meteorologjike e Spanjës raportoi për erëra të forta që tejkalonin 80 km/h (50 mph) në rajonin bregdetar lindor të vendit në atë kohë. /InLajmi/