Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç së bashku me ministrin e Shëndetësisë dhe atë të Punëve të Brendshme kanë vizituar 2 të lënduarit në Spitalin e Përgjithshëm të Cetinjes.
Abazoviç tha se incidenti në Cetinje ishte një tragjedi dhe se Mali i Zi ka humbur shumë.
“Të gjithë jemi të shokuar, kërkojmë nga qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e të vdekurve, për viktimat e lënduara, disa prej të cilëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, që gjithçka të përfundojë siç duhet”, tha ai.
Mediat vendase raportuan se së bashku me ministrin e Shëndetësisë Dragoslav Shqekiq dhe ministrin e Punëve të Brendshme Filip Axhiq kanë vizituar në spital 2 të lënduarit e sulmit të djeshëm, shkruan TV Vijesti.
Abazoviç theksoi se Ministria e Brendshme, Qendra Klinike e Malit të Zi dhe spitali i Cetinjes “Danilo I” janë të gatshëm për çdo lloj mbështetje, transmeton lajmi.net.
Prokurorja Andrijana Nastiq, tha se kanë gjetur 9 persona të vdekur në vend dhe se nga spitali kanë marrë informacione se 2 persona të tjerë nuk kanë arritur të mbijetojnë për shkak të plagëve të marra.