Arsenali ka triumfuar në ndeshjen e xhiros së 2-të të edicionit të ri.
Londinezët kanë mposhtur Leicesterin në shtëpi me rezultat 4-2.
‘Topçinjtë’ e nisë furishëm pjesën e parë ku realizuan 2 gola, nga Gabriel Jesus (23′ 36′).
Në pjesën e 2-të Leicester e ngushtoi epërsinë në minutën e 53-të pas një autogoli nga Saliba, vetëm për t’u dyfishuar sërish avantazhi pas golit të Xhakës në minutën e 55-të.
Mysafirët shënuan edhe njëherë tjetër për ta zbutur epërsinë në minutën e 74-të me anë të Maddison, megjithatë skenari i njëjtë doli edhe këtë herë, me Gabriel Martinelli që iu kundërpërgjigj shpejtë pas 2 minutave, duke ngritur sërish epërsinë e 2 golave pas realizimin në minutën e 75-të, transmeton Sinjali.
Arsenali siguron edhe 3 pikë të reja pas 2 xhirove, me 6 pikë tani në total.