Banorët e 12 fshatrave të Istogut po përballen me mungesë të ujit tash e një kohë të gjatë.
Të njëjtit thonë se po e kanë të vështirë jetesën pa ujë.
Ata po detyrohen që për higjienë e pije të mbushin ujë ne vende tjera disa kilometra larg, shkruan Klan Kosova.
Megjithëkëtë, ky problem pritet të marrë fund në mes të shtatorit kur komuna përfundon një projekt për një sistem të ri të ujit në bashkëfinancim me austriakët.