Mbartja e shamisë nga vajzat myslimane është kthyer përsëri por kësaj radhe ishte kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ai që zgjodhi këtë temë për diskutim, përcjell InLajmi.
Tema për lejimi e shamijave në shkolla nga analisti politik, Valon Syla, po shihet si një gënjeshtër nga ana e kryeministrit Kurti.
Ishte Syla ai që tha së Kurti filloi të fliste për luftën por me që procesi nuk i shkoi siç donte ai zgjodhi temën e shamijave për të pasur me çka të merret.
Ndryshe analisti krejt këtë debat e këto çasje për shamijat i ka quajtur luftë njësoj si ajo në Veri të Kosovës, pasi sipas Sylës nuk arritën të bëjnë luftë në Veri e tani duan të bëjnë brenda vendit.
Si përfundim gazetari i njohur kosovar ka lutur të gjithë të mos bien pre e këtyre gënjeshtrave, duke thënë së paaftësinë e dështimit të qeverisjes po mundohen ta kamuflojnë me tema të llojit të tillë.
Postimi i plotë i tij:
O Albin Kurti. Apet rrejte a?
Këshilltarë të Albinit, deputetë të Albinit, Ministra të Albinit ja nisën me fol për luftë me Serbinë krejt dhe drejt.
Kur e panë që nuk dhezi dhe që qytetarët e thjeshtë kanë gajle tjera; tash e kapën temën ma të rrezikshme, të Islamit Politik dhe gënjeshtrës së rradhes kinse për diskriminimin e muslimanëve.
Pasi nuk ju dhezi ta shesin luften me Serbi për targa, tash synojnë ta dhezin një luftë brenda sojit për shamia.
Ju lus mos bini pre të këtyne rrenave. Ato kanë një qëllim: ta mshefin dështimin absolut në ekonomi, kolapsin total në diplomaci dhe paaftësinë statistikisht të dëshmuar nē qeverisje. Kujdes dhe mos e lejoni urrejtjen nga autori i të gjitha urrejtjeve, Albin Kurti.
O populli i Albin Kurtit. Nginu VV qitash. /InLajmi/