Qyetet Birmingam, Glasgou, Lids, Liverpul, Mançester, Njukestëll dhe Shefilld janë shpallur si mikpritësit e mundshëm të festivalit të këngës Eurovizion 2023, që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në 25 vjet.
Këtë vit festivali u zhvillua në Torino dhe u fitua nga grupi Kalush Orkestra, që përfaqësonte Ukrainën, shkruan Euronews.
Kjo do ta çonte edicionin e ardhshëm në Ukrainë, por për shkak të luftës eventi është zhvendosur në Britaninë e Madhe.