Gjyshja “fluturuese”, 93 vjeçarja në sfidën e saj të 5 në ajër
Shumica e njerëzve në të 90-at i kalojnë ditët në shtëpitë e tyre me familjen dhe me pak aktivitete, por Betty Bromage 93 vjeçe, ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj, duket më aktive se kurrë.
Ajo përfundoi me sukses sfidën e saj të 5 të fluturimit, që nuk është një sport për të gjithë.
93 vjeçarja qëndroi e qetë në majë të mjetit fluturues ndërsa ishte e lidhur në mënyrë të sigurt gjatë gjithë fluturimit.
“Ishte e mrekullueshme, një eksperiencë shumë ndryshe“, tha ajo pasi u ul në tokë.
Bety shpjegoi se e ndërmori nismën për të mbledhur fonde për bamirësi. Për herë të parë ajo nisi të bënte aktivitete të ngjashme për bamirësi, në moshën 80 vjeçare.