Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë i’u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër këtij virusi, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së rasteve, për shkak të lëvizjeve të shumta përgjatë sezonit veror, përcjell InLajmi.

Përveç thirrjes për tu vaksinuar, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për mbrojtje më efikase nga koronavirusi.
Ndër 6 këshillat e listuara për qytetarët si masa mbrojtje nga infektimi, Ministria e Shëndetësisë prioritet i jep vaksinimit, por edhe mbajtjes së maskave dhe distancës si preventiva të domosdoshme për shëndetin e secilit qytetar në kohën kur pandemia ka evoluar.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë
Këshilla nga OBSH/ËHO lidhur me COVID-19
SHËNDETI JUAJ ËSHTË I ÇMUAR
Mbroni veten dhe të tjerët duke ndërmarrë 6 hapa të thjeshtë, duke filluar me marrjen e të gjitha dozave të rekomanduara të vaksinës COVID-19.
- Vaksina
- Mbani distancë të sigurt
- Mbani maskë në mjedise të mbyllura
- Kollituni ose teshtini në bërryl
- Pastroni duart. /InLajmi/





















