Miliarderja, Kylie Jenner ka mbushur 25-vjet, mirëpo ajo çka ra në sy ishte dhurata marramendëse që mamaja e saj Kris Jenner ia bëri për ditëlindje, transmeton InLajmi.
E njohur si pronare e një koleksioni të çantave të stilistëve me vlerë mbi 1 milion dollarë Kylie mbeti e habitur pasi iu dhurua një çantë e rrallë prej 100 mijë dollarësh nga nëna e saj.
Manjati i kozmetikës festoi këtë rast së bashku me vajzën e saj True, 4 vjeç dhe vëllezërit e motrat e famshme në një jaht në Bahamas.
Kylie ndau reagimin e saj për hapjen e dhuratës në një video të shpërndarë në faqen e saj TikTok.
Duke hequr çantën nga paketimi, ajo tha: ‘E mrekullueshme! Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më pare, shkruan Daily Mail.
Kylie më pas zbuloi se ishin vetëm “3” çanta të atij lloji në botë. /InLajmi/