Një tragjedi ka ndodhur të premten në Cetinje në Mal të Zi, ku një 34 vjeçar ka qëlluar për vdekje disa persona dhe ka plagosur disa të tjerë.
Në këtë tragjedi që ndodhi në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë, të vrarë mbetën 11 persona, ndërsa 6 janë lënduar, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë, kanë konfirmuar për Shërbimin Publik nga Drejtoria e Policisë malazeze.
Tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilit sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë. Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe në atë konfrontim ka mbetur i vrarë.
Po ashtu, në Qendrën Emergjente presin edhe një të lënduar nga Cetinja.
Katër të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa 2 të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.
Qendra Emergjente tha se një burrë është pranuar me lëndime të rënda në kokë dhe gjoks. 3 pacientë u desh të dërgoheshin me urgjencë në sallën e operacionit dhe lëndimet ishin mjaft të rënda.
Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi është një 34 vjeçar, i cili ka qëlluar edhe mbi fëmijët.
Ajo pjesë e qytetit u bllokua, u shtua prania e policisë dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve të Cetinjës, përcjell lajmi.net.
Nga dëshmitarët okularë në vendngjarje mësojmë se sulmuesi ka kaluar nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht në drejtim të qytetarëve që ndodheshin aty.